Edhe Fyle gënjehet, i brengosur për “vdekjen” e maqedonasit në Selanik

Lajmi i rremë për vrasjen e studentit maqedonas në Selanik ka bërë bujë edhe në Bruksel. Në twitter profilin e tij ai ka postuar një link nga Agjencia ndërkombëtare maqedonase e lajmeve (MINA), e cila publikon lajme në gjuhën angleze. Pas linkut Fyle ka komentuar:

“Jam i brengosur për incidentin në Selanik. Përmbajtja dhe qetësia duhet patjetër të mbisundojnë dhe të mos prishen marrëdhëniet. Përgjigjeja është në hetim të plotë.”

Ndërkohë, zëdhënësi i MPJ-së greke, Grigoris Delaverkura, ka theksuar se një i tillë incident nuk ka ndodhur dhe se kjo është vetëm një produkt i imagjinatës së sëmurë, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë së Shkupit që të jetë “më e kujdesshme dhe të mos lë hapësirë për acarime artificiale dhe rritje të nacionalizmit”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button