Gjorge Ivanov: Presidenti i ardhshëm të ketë mandat shumë më të qetë, të përballet me të gjitha sfidat

Si edhe të gjithë qytetarët edhe unë personalisht pres kjo ditë zgjedhore të kalojë në rendin më të mirë dhe tashmë sonte të dimë se cili do të jetë presidenti i pestë i shtetit, deklaroi presidenti Ivanov pasi që votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve në vendvotimin në Shkollën e mesme “Josip Broz Tito”.

Ivanov pret që presidenti i ardhshëm të ketë mandat shumë më të qetë, të përballet me të gjitha sfidat dhe të gjejë zgjidhje me të gjitha institucionet për mirëqenien e vendit, qytetarëve dhe për realizimin e qëllimeve strategjike që i kemi parashtruar.

“Presidentit të ardhshëm i dëshiroj t’i përmbushë të gjitha premtimet sepse e presin atë dhe ta ruajë dinjitetin e institucionit president”, tha Ivanov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button