Aktpadi dhe kallëzim penal për drejtorin dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të ASHMAA

Kallëzim penal nga zyra e Prokurorit publik është ngritur kundër të gjithë anëtarëve të Këshillit të  Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) si dhe drejtorin Zoran Trajçevski për veprat penale: “punë e pandërgjegjshme e shërbimit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”. Në të njëjtën kohë, kallëzim është parashtruar deri te Gjykata administrative ndaj vendimit për të dhënë leje për radio transmetim në servis programor në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ndërsa prej Agjencisë, kërkohet që të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi, transmeton Portalb.mk

Kallëzimi penal është për drejtorin e ASHMAA Zoran Trajçevski, kryetarin e Këshillit Llazo Petrushevski dhe anëtarët Milaim Fetai, Alma Mashoviq, Zoran Fidanovski, Metodija Jançevski dhe Selver Ajdini. Këto veprime i ka iniciuar GBC Komunikime, e cila në arsyetimin e kallëzimit ka cituar prova dhe dokumente sipas të cilave drejtori dhe anëtarët e Këshillit të AVMS kanë vendosur në mënyrë paushalle, duke përdorur standarde të dyfishta përmes vendimeve dhe supozimeve kontradiktore. Në këtë rast, nënkryetari i Këshillit, Milaim Fetai e ka shfrytëzuar momentin e shkyçjes së Radio Maqedonia e Lirë, e cila ka transmetuar program në mbarë vendin në gjuhën maqedonase, duke këmbëngulur që të hapet procedurë për radio në gjuhën shqipe në nivel nacional. Dhe duke qenë se analiza ka treguar që s’ka justifikim për radio shqiptare në të gjithë vendin, bën zgjidhje të Solomonit me radio dygjuhëshe me program në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Nuk është hera e parë që të jepet leje për hapje të ndonjë mediumi me porosi. Praktika e këtillë është që nga koha kur pushtetin e kishte VMRO-DPMNE, kur ASHMAV duke ia plotësuar dëshirat lejoi hapjen e radio Maqedonia e Lirë duke shkelur disa ligje. Pak para largimit të kësaj përbërjeje, Këshilli gjatë procedurës, sipas pretendimeve të kallëzimit penal, e bën shkeljen e parë të ligjit me atë që, pavarësisht hapjes së ofertave, ndonëse nuk e ka dokumentacionin e plotë, lejon që Fisnik Tateshit nga Struga, të fiton leje, për të kompletuar ofertën. Sipas konkursit publik që e ka publikuar ASHMAV “aplikacionet e pakompletuara ose që nuk janë plotësuar në mënyrën duhur, NUK DO TË SHQRTOHEN”. Kjo është konstatuar edhe në procesverbalin nga hapja e ofertave. Për dy ofertat e tjera, duke përfshirë edhe atë të GBC Komunikime, konstatohet se janë në rregull. Megjithatë, veç më në nivelin e ardhshëm, në procesin e vendimmarrjes, oferta e GBC Komunikacionit dhe oferta e dytë janë hedhur poshtë si jo të plota, me çka Këshilli ka miratuar vendim në kundërshtim me atë të mëparshmin. Gjatë seancës, këto dy aplikacione si shqyrtohen, ashtu edhe refuzohen. Në fund mbetet oferta e tretë e Tateshit, e cila e merr licencën. Gjatë vendimmarrjes për dhënien e lejes, një anëtar i Këshillit konstaton, “duke qenë se mbetet vetëm oferta e kandidatit Tateshi ai do ta mbështesë”. Nëse aplikacioni i kandidatit Fisnik Tateshi do të shqyrtohej i para, atëherë fatin e tij do ta kishte pësuar çdo aplikacion tjetër që do të shqyrtohej i fundit?, thuhet në aktpadi.

Aplikacioni me dokumentacionin e plotë të GBC Komunikacionit, që është shoqëruar me person fizik, është refuzuar për shkak se siç kanë thënë anëtarët e Këshillit, letra e paraqitur për qëllimet për financim nga banka komerciale nuk kishte qenë valide, përmes së cilës mund të vlerësohet kapaciteti i tij financiar. “Kjo është vlerësim paushall, pa e përcaktuar në atë rast se nevojë se ku dhe në të cilin rregull ose kushte nga dokumentacioni i konkursit është paraparë se letrat e qëllimit nuk është dokumentacion valid për të vlerësuar aftësinë financiare. Letra e qëllimit kudo dhe sipas ligjit janë dokumente valide, që sipas kësaj i vetmi konkluzion logjik se parregullsia e aplikacionit është konstatuar pa bazë, thuhet në aktpadi.

Në situatë të tillë, kur Këshilli i ASHMAA ka aplikuar kritere të dyfishta në lidhje me vlerësimin e rregullsisë, gjegjësisht parregullsisë të aplikacioneve, nuk janë ndarë pikët për aplikacionet, dy të refuzohen dhe pa ndarje të pikëve pranohet ajo e Tateshit. Sepse, në qoftë se vlerësimi do të bëhej ndarja i pikëve, s’ka dyshim se aplikacioni i GBC Komunikimeve si kandidat do të kishte marrë më shumë pikë, paditësi konstaton që është më se e qartë që vendimi i ASHMAV është i paligjshëm. Paditësi konsideron se nuk mund të kontestohet që është shkelur ligji për ASHMAV dhe se gjendja faktike është përcaktuar gabim dhe në mënyrë jo të plotë gjatë procedurës, e cila i ka paraprirë dhënies së lejes. Janë shkelur rregullat e procedurës, që është arsyeja për anulim të aktit të dhënies së lejes. Për shkak të këtyre argumenteve, të shoqëruara me prova, GBC Komunikime kërkon që Gjykata administrative të anulojë të gjithë procedurën si të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button