Gazetarja e Portalb.mk u pengua në kryerjen e detyrës së saj, reagoi Sindikata

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPGM) gjatë procesit zgjedhor në linjën pa pagesë për ndihmë gjatë sulmit ndaj gazetarëve (080011011) ka marrë denoncimin e parë nga një gazetare e cila ka qenë e penguar për të kryer punën e saj gjatë procesit zgjedhor.

“Gazetarja e Portalb.mk, dy herë është paraqitur në këtë numër, në mes të intervalit kohor 11:30 dhe 12:30, dhe ka deklaruar se ka qenë e penguar për të kryer punën e saj në dy vendvotime në komunën e Çairit, gjegjësisht në shkollat fillore “Imri Elezi” dhe “Petar Zdravskovski-Penko”, ku nuk i është lejuar të fotografojë, dhe nuk janë pranuar kërkesat e saja për të marrë deklarata nga përfaqësuesit e këshillit zgjedhor, edhe përkundër njoftimit të saj se sipas KSHZ, ata janë të detyruar të japin informacione  gazetarëve. Në vendvotimin 2961/1 ajo është ballafaquar me ofendime nga ana e personit i cili nuk është prezantuar dhe nuk dihet roli i tij në procesin zgjedhor, madje është lajmëruar edhe policia me arsyen që gazetarja po pengon procesin zgjedhor. Pasi që gazetarja ka paraqitur rastin në KSHZ, situata është qetësuar dhe me shumë insistime mezi ka arritur të merr informacione nga një vendvotim në këtë komunë” thonë nga SPGM.

SPGM apelon deri të këshilli zgjedhor, vëzhguesit dhe të gjithë që janë të përfshirë në procesin zgjedhor që të sillen si duhet dhe të respektojnë procedurat e Ligjit zgjedhor, dhe rregulloreve të KSHZ-së dhe të mos pengojnë punën e gazetarëve, që është e rëndësishme për ambientin e përgjithshëm demokratik gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

SPGM rikujton qe gazetarët në çdo moment mund të lajmërojnë çfarëdo pengese që kanë në punën e tyre, kërcënime, ofendime, sulme verbale dhe fizike, në numrin falas 0800 11 011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button