Netanyahu thotë se do të vazhdojnë sulmet në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se do të vazhdojnë sulmet të cilat ushtria izraelite i filloi dje në Rripin e Gazës, transmeton Klan Kosova.

Përveç kësaj, Netanyahu tha në mbledhjen javore të kabinetit ka bërë një vlerësim në lidhje me tensionet që ndodhën në Gaza.

“Hamasi mban përgjegjësi jo vetëm për sulmet dhe veprimet e saj, por edhe për aktivitetet e xhihadit islamik dhe po paguan një çmim shumë të rëndë”, tha ai.

Pasi ka bërë të ditur se ka dhënë udhëzim për përforcimin e forcave izraelite në rajonet pranë kufirit me Gazën, Netanyahu tha: “Urdhërova ushtrinë izraelite për të vazhduar sulmet e saj gjithëpërfshirëse kundër grupeve në Rripin e Gazës”.

Netanyahu tha se “ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë, për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë për banorët e jugut” dhe u bëri thirrje atyre të vazhdojnë të respektojnë direktivat e Komandës së Frontit, të cilin ai e quajti ” kursim ” të urdhrave.

Ushtria izraelite që nga dje po godet Rripin e Gazës duke treguar si arsyetim raketat e hedhura nga Gaza. Sipas një deklarate të bërë nga ushtria, që nga dje në mëngjes në Gaza janë goditur më shumë se 220 objektiva të Xhihadit Islamik dhe Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button