Deri në orën 13, në Tetovë kanë votuar 10,42 për qind votues (Video)

Sekretari i Komisionit Zgjedhor Komunal në Tetovë, Nazmi Dauti, bën të ditur për Portalb.mk se deri në orën 13 në vendvotimet e komunës së Tetovës, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 10,42 për qind e votuesve dhe se deri më tani nuk ka pasur parregullsi.

“Sa i përket daljes së votuesve në komunën e Tetovës deri në orën 13,ne si Komision Zgjedhor Komunal, sipas të dhënave që kemi nga vendvotimet, deri në orën 13 kanë votuar 8683 votues, që në përqindje i bie 10,42 për qind. Deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem gjatë procesit zgjedhor në këtë komunë”, tha Dauti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button