Fitojnë Napoli e Lazio

Napoli nuk e lë e Juventusin që t’i shmanget në krye të tabelës. Këtë javë ka regjistruar fitore minimale si mysafir i Sampdorias.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Edinson Cavani nga penaltia (67’).

Nga ana tjetër, Lazio e ka mposhtur Sienan me rezultat 2-1. Ederson (18’) dhe Ledesma (38’) shënuan për kryeqytetasit, kundrejt golit të Pacit (90’).

Nga ndeshjet tjera në Serie A, veçojmë fitoren e lartë prej 5-1 të Torinos në shtëpi të Atalantas, triumfin prej 4-0 të Bolognas kundër Catanias, ndërsa Palermo ka regjistruar fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Chievon me rezultat 4-1.

Napoli qëndron i dyti në tabelë me pikë të barabarta me Juventusin, ndërsa Lazio në vend të tretë ka katër pikë më pak se liderët.

Lajme të ngjashme

Back to top button