Votimi në Tearcë po rrjedh pa probleme (VIDEO)

Votimi në komunën e Tearcës ka filluar në kohë dhe deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi, përcjell Portalb.mk

Siç njoftoi Jordan Maksimovski, zëvendës kryetar i KZK-së në Komunën e Tearcës, deri në orën 13 kanë votuar 1846 votues apo 8.34%.

Ndlërkaq deri në orën 10 kanë votuar 342 votues apo 1,53 % e votuesve të regjistruar në këtë komunë. Ai tha se gjithçka është në rregull me procesin zgjedhor.

Deri në ora 10.00 sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 99.192 votues, apo 6.31 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencën e parë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Deri në këtë moment njoftoi zëdhënësi Admir Shabani, kanë ardhur të dhëna për 88.10 % nga vendvotimet në shtet.
Jehona më e lartë është në komunën e Berovës, Demir Kapisë, Ktartovës dhe Kriva Pallankës, ndërkaq jehona më e ulët është në Bogovinë, Vrapçishtë dhe në Dibër.
Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

KANË VOTUAR 0,15% MË SHUMË SE NË RRETHIN E PARË DERI NË ORA 10: 
Rrethi i parë: 95.406 votues apo 6.16 %
Rrethi i dytë: 99.192 votues apo 6.31 %

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Sipas ligjit, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button