Votimi në Butel po rrjedh pa probleme, dalja 2 % (VIDEO)

Votimi në komunën e Butelit deri në këto momente po zhvillohet normalisht dhe pa probleme, këtë për Portalb, e ka njoftuar kryetarja e vendvotimit 2921/1 në Shkollën Fillore “Petar Zdravkovski Penko” – Butel, Indira Ostreni Mustafa.

Sipas saj dalja deri në këto momente është 2% ndërsa dalje më të lartë pritet gjatë orëve të pasditës. Në krahasim me rrethin e parë zgjedhor nuk ka ndonjë dallim të madh sa i përket jehonës së votuesve deri në këto momente.

Deri në ora 10.00 sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 99.192 votues, apo 6.31 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencën e parë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Deri në këtë moment njoftoi zëdhënësi Admir Shabani, kanë ardhur të dhëna për 88.10 % nga vendvotimet në shtet.
Jehona më e lartë është në komunën e Berovës, Demir Kapisë, Ktartovës dhe Kriva Pallankës, ndërkaq jehona më e ulët është në Bogovinë, Vrapçishtë dhe në Dibër.
Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

KANË VOTUAR 0,15% MË SHUMË SE NË RRETHIN E PARË DERI NË ORA 10: 
Rrethi i parë: 95.406 votues apo 6.16 %
Rrethi i dytë: 99.192 votues apo 6.31 %


LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Sipas ligjit, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota, njofton Portalb.mk.
LEXO: Presidencialet në RMV, ky është numri i votave që duhet një kandidat t’i merr për të fituar që në rrethin e parë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button