Rama dhe Meta homazhe për Ditën e Dëshmorëve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta zhvilluan paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, transmeton Top Channel. 

Presidenti nuk nguroi që me rastin e “5 Majit”, ditës së Dëshmorëve, të japë një mesazh, duke thënë se  klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button