CIVIL: Zero tolerancë për parregullsitë zgjedhore

CIVIL – Qendra për Liri përmes një komunikate për media ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ditë zgjedhore të qetë, të lirë, të drejtë dhe demokratike.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Nga kjo qendër bëjnë thirrje për zero tolerancë ndaj parregullsive zgjedhore, përcjell Portalb.mk.

Si zakonisht, Civili paralajmëron se e kultivon parimin e zero tolerancës për parregullsi zgjedhore.

Çdo formë e parregullsisë dhe mosrespektimi i ligjeve dhe procedurave, paraqet shkelje të së drejtës së votimit dhe e rrënon dinjitetin e procesit zgjedhor. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor janë të ftuar maksimalisht ti respektojnë standardet demokratike dhe rregullat ligjore dhe të kontribuojnë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

PARAQITJE E PARREGULLSIVE NË CIVIL

CIVILI e shpreh publikisht falënderimin për numrin e madh të mesazheve nga qytetaret dhe qytetarët nga i gjithë vendi, me çfarë e shprehin besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj organizatës.

Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti, keqpërdorime, probleme me Listën e Votuesve, shkelje e heshtjes zgjedhore, gjuhë e urrejtjes, gjegjësisht, çdo gjë për të cilën qytetarët konsiderojnë se nuk është në pajtim me perceptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ti paraqesin në CIVIL.

Paraqitjet mund të dërgohen në ueb faqen Zgjedhje të lira, përmes postës elektronike në ([email protected]), me mesazh në Fejsbuk ose në numrat  02 / 5209 176, 070 734 044.

PARTITË POLITIKE TA RESPEKTOJNË HESHTJEN ZGJEDHORE

CIVILI kërkon nga partitë politike dhe funksionarët, anëtarët dhe aktivistët ta respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe ti ndalin planet eventuale, nëse ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulime të votuesve.

Çdo tentim të rrezikohet procesi zgjedhor dhe shkelja e ligjeve dhe standardeve lidhur me procesin zgjedhor, duhet menjëherë të ndalohen dhe të ndëshkohen. Nuk guxon të ketë tolerancë për çfarëdo presioni, kërcënimi, ose për korrupsion ( blerje e votave).

INSTITUCIONET DUHET TË VEPROJNË

CIVILI i  inkurajon institucionet shtetërore relevante t’i shfrytëzojë të gjitha kompetencat ligjore deri në maksimum dhe të zbatojë proces zgjedhor ligjor, të lirë, të drejtë dhe demokratik. Ato nuk ka nevojë të presin paraqitje dhe ankesa, por mund të veprojë, me të treguar dhe sipas gjetjeve dhe mendimeve të veta. Opinioni e pret këtë nga ato.

KËSHILLAT ZGJEDHORE DUHET T’U PËRMBAHEN LIGJEVE DHE STANDARDEVE DEMOKRATIKE

Të gjithë anëtarët të këshillave zgjedhore duhet ti respektojnë integritetin dhe punën e vëzhguesve dhe të ekipeve të gazetarëve dhe me asnjë kusht të mos i pengojnë  në punën e tyre.

Kërkojmë nga anëtarët e këshillave zgjedhore tu përmbahen procedurave dhe Kodit Zgjedhor, të jenë njerëzorë, profesionalë dhe ti zbatojnë me dinjitet detyrat e tyre në ditën e zgjedhjeve. I inkurajojmë të mos u nënshtrohen presioneve dhe korrupsionit eventual të strukturave të caktuara politike. Për çdo informatë të nevojshme, duhet të lajmërohen në Komisionin Komunal Zgjedhor, ose në KSHZ. Çdo tentim për presion duhet ta paraqesin në polici, por edhe Civili është në dispozicion për paraqitje të rasteve të tilla.

VOTIM I LIRË

U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirshëm, sipas bindjes personale. Nuk i kanë borxh gjë askujt. Çdo gjë që u premtojnë partitë dhe kandidatët në cilat do zgjedhje, në fakt u takon qytetarëve, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LISTA E VOTUESVE

U bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që nuk do të gjenden në Listën e Votuesve, këtë ta paraqesin te ne. Mjafton të na e japin emrin, mbiemrin dhe adresën.

Për fat të keq, KSHZ dhe institucionet tjera nuk gjetën kohë dhe mënyrë ta zgjidhin këtë problem, por është e rëndësishme ti kemi këto informata që të zgjidhet problemi sa më shpejtë, njëherë dhe përgjithmonë, pas zgjedhjeve.

MEDIA TË LIRA DHE TË PAANSHME

Mediat duhet të jenë të paanshme dhe profesionale. Gazetaret dhe gazetarët në këtë periudhë kanë përgjegjësi të madhe shoqërore. Civili i inkurajon ta kryejnë detyrën e tyre ashtu si u takon, dhe të manifestojnë përgjegjësi maksimale profesionale dhe morale. Për çdo problem me të cilin përballen, ne jemi në dispozicionin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button