Prodhimet bujqësore, në pikat e grumbullimit në Shqipëri nuk ka analiza për pesticidet

Fermerët që çojnë prodhimet e tyre në pikat e grumbullimit nuk i shoqërojnë me ndonjë certifikatë sigurie. Megjithatë eksportuesit thonë se para nisjes së ngarkesave me prodhime bujqësore jashtë vendit, janë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë që kryejnë kontrolle, raporton TV Klan.

Megjithëse ka një aparaturë të veçantë që përdoret për të treguar nivelin e pesticideve tek frutat dhe perimet, ajo nuk përdoret në pikat e grumbullimit.

Si shtetet fqinje ashtu edhe ato ku do të eksportohen prodhimet tona kanë ngritur laboratorë në dogana për të kryer analizat dhe certifikimin e produkteve. Aty mjetet e ngarkuara qëndrojnë 12 orë në magazina derisa del përgjigja e analizave.

Laboratori i ngritur në Lushnjë katër vite më parë, nuk kryen analiza për hormonet apo pesticidet tek fruta perimet. Të kontaktuar në telefon nga TV Klan, përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë theksuan se në pikat e grumbullimit për eksport ata kryejnë vetëm kontrolle vizuale të produkteve, gjë e cila nuk jep  garanci për cilësinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button