Punime në rrugën Kukës – Morinë, qeveria kërkon mbylljen brenda afatit

Punimet në rrugën Kukës-Morinë do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i turistëve të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, transmeton Vizion Plus.

Njëri prej inxhinierëve të ARRSH-së, tha se vështirësia për të punuar në këtë rrugë, ka qenë e madhe.

 

“Ka pasur një vonesë, një vështirësi për shkak se asnjë lloj vinçi që ekziston në rajon nuk e merrte përsipër dhe kontraktori është detyruar të prodhojë një vinç enkas për t’i transportuar nga viaduktet e dubluara për t’i hedhur në viaduktin që po dublohet. Vështirësia kryesore ka qenë se ky viadukt është me pendencë, ka pjerrësi gjatësore dhe duhej të balancohej vinçi se çdo luhatje sado e vogël dilte çdo gjë jashtë kontrollit”.

 

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë që po realizon punimet siguroi se ritmet janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat.

 

“Siç shikohet është hapësira e fundit e këtij viaduktit, pra vështirësitë më në fund kanë përfunduar dhe ne do punojmë me ritme shumë të larta për të arritur objektivin tonë që kjo rrugë të përfundojë brenda afatit kontraktual. Siç do e shikojmë është dhe një kontratë tjetër për rakordimin e viadukteve, të cilat sot dhe në vazhdim jemi duke punuar me asfaltimin e hyrje-daljeve”.

 

Kantieri ku po kryhen punimet u inspektua nga ministrja Belinda Balluku, si dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

 

“Ju duhet të bëni të pamundurën për të kapur afatet. Ky është një aks kombëtar shumë i rëndësishëm”.

 

“Këtu flitet për rehabilitim dhe vënien në funksion të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës në 12 kilometra, të cilat neve synojmë që ti vënë më punë sa më shpejt”.

 

Ministrja Balluku kërkoi nga përfaqësuesit e firmës kontraktuale përfundimin brenda afateve të parashikuara të punimeve duke e vënë theksin tek rëndësia e këtij aksi veçanërisht në sezonin e verës për qytetarët e Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button