Të mërkurën përballen në debat për herë të parë Obama-Romney

Barack Obama dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney, po përgatiten për fazën e ardhshme të fushatës, të cilën e përbëjnë debatet presidenciale. E mërkura do të jetë dita që do t’i vërë për të parën herë dy kundërshtarët përballë njëri-tjetrit në debatin e parashikuar të mbahet në Denver të Kolorados. 

Ekonomia do të jetë tema kryesore e përballjes, por nuk do të mungojnë as kujdesi shëndetësor si dhe roli i qeverise. 

Sipas Zërit të Amerikes, mjaft analistë janë të mendimit se ish-guvernatori i Masaçusetsit është ai që duhet të përpiqet më shumë për të bindur audiencen. 

Presidenti preku çështjen e ekonomisë në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik, ku kritikoi Kongresin, veçanërisht republikanët, se janë bërë pengese për planin e mbrojtjes së pronarëve të shtëpive, teksa rimëkëmbja e tregut të banesave duket qarte se kërkon më shumë kohë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, nga ana tjetër është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për krizën e tregut të banesave. 

Një lajm i mirë për ekonominë, e që i vjen në ndihmë Obamës, janë shifrat e rishikuara të Departamentit të Punës, të cilat tregojnë se vendi ka më tepër njerëz të punësuar sot se sa kur Presidenti mori detyrën në janar të vitit 2009. 

Këto shifra kundërshtojnë pretendimin e Romney-t se vendi ka humbut disa qindra mijëra vende punën nën administratën Obama. 

Sondazhet vazhdojnë t’i japin presidentit një avantazh të ndjeshëm në shumë nga shtetet që pritet të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të 6 nëntorit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button