SHBA, avioni del nga pista dhe përfundon në lum

Avioni i një fluturimi çarter me 143 persona në bord të cilët udhëtonin nga Kuba për në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë aterimit devijoni nga pista për të përfunduar në një lum aty pranë, por fatmirësisht askush nga udhëtarët nuk pësoi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni Boeing 737, i cili kishte mbërritur në stacionin ajror-detar Jaksonville nga stacioni Guantanamo me 136 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, doli nga pista duke përfunduar në lumin St. Johns.

Zyra e sherifit në Jacksonville shkroi në Twitter se njësitii i marinës është përgjigjur në një thirrje për ndihmë. Siç thuhet në njoftim, avioni kishte përfunduar në një ujë të cekët dhe se nuk ishte zhytur në ujë. Të gjithë personat brenda avionit ishin gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë 21 të rritur ishin transportuar në spital në gjendje të mirë, për kontroll rutinor.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes flasin se avioni i përket kompanisë Miami Air International, të cilat ende nuk janë prononcuar mbi rastin.

Kryebashkiaku i Jacksonville, Lenny Curry, shkroi në rrjetet sociale se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të vënë në kontroll karburantin e derdhur në ujë, në mënyrë që të parandalojnë një shpërthim të mundshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button