Kongo, OBSH paralajmëron rritje në numrin e të vdekurve nga ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i vdekjeve nga ebola në Kongo mund të tejkalojë shifrën prej 1.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OBSH-së më tej thuhet se punonjësit mjekësorë në këtë vend afrikan tentojnë të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve infektive, ndërsa shpesh herë përballen edhe me sulme fizike në klinika.

Në Kongo më shumë qendra për kurim janë djegur, ndërsa epidemiologu i OBSH-së Richard Mouzok më 19 prill u vra nga disa persona të armatosur.

Ministria e Shëndetësisë e Kongos njoftoi të enjten se gjithsej janë infektuar 1.510 njerëz, ndërsa se deri tani 994 kanë vdekur.

Ebola është një sëmundje e rrallë, serioze dhe shpesh vdekjeprurëse e shkaktuar nga virusi ebola. Ai transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me gjak ose lëngje të tjera trupore të personave të infektuar, qoftë të gjallë apo të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button