Është hequr imuniteti i gjykatësit të Gjykatës administrative, kërkesa për paraburgim është refuzuar

Këshilli gjyqësor këtë pasdite në mbledhje të mbyllur urgjente morri vendim për t’ia hequr imunitetin gjykatësit të Gjykatës administrative për të vazhduar procedurën penale pa pengesa. Në mbledhje u miratuar edhe vendim me të cilin nuk është miratuar kërkesa për përcaktim të masës paraburgim për gjykatësin, i cili është i dyshuar për keqpërdorime me lëndë për denacionalizim, transmeton Novatv.mk, përcjell Portalb.mk. 

Gjykatësi është referuar në të drejtën për imunitet të gjykatësit, pasi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka kërkuar nga gjyqtarit në procedurë paraprake t’i përcaktojë masë paraburgim, informuan nga Gjykata penale.

– Dje tek gjyqtari në procedurë paraprake, pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup, nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është parashtruar propozim për përcaktim të masës paraburgim për një person – gjykatësi në Gjykatën administrative të R.M.V. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare nga neni 353 paragrafi (3) në lidhje me paragrafin (3) dhe në lidhje me paragrafin (1). Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për gjykatës i cili është referuar në të drejtën për imunitet të gjykatësit, në Këshillin gjyqësor të RMV, si organ kompetent, është parashtruar kërkesë për miratim të masës paraburgim, por duke e marrë parasysh të drejtën e gjykatësve në kryerjen e funksionit të gjykatësit dhe gëzimi i imunitetit, e në pajtim me nenin 100 të Kushtetutës së RMV, në lidhje amendamentin 27 dhe 29 dhe nenit 65 të Ligjit për gjykatat. Pas prononcimit të Këshillit gjyqësor në lidhje me kërkesën e Gjykatës penale, gjykatësi i procedurës paraprake do të vendos, kurse palët dhe opinioni do të informohen me kohë, theksohet në komunikatën e sotme të Gjykatës penale.

Prokuror publik kompetent i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dje solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër gjykatësit.

Nga Prokuroria publike kanë informuar se i dyshuari, në periudhën prej 10.09.2018 deri 24.01.2019, e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar dhe i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar duke ndërmarrë veprime të cila nuk ka guxuar t’i ndërmerr, me çka ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi (5) në lidhje me paragrafin (3) në lidhje me paragrafin (1) të Kodit penal.

Personi i dyshuar, siç është theksuar në komunikatë, më parë si avokat ka ndërmarrë veprime dhe i ka përfaqësuar interesat, në bazë të kërkesës për denacionalizim të dy personave, përfaqësuesi juridik i të cilëve paraprakisht i është përcaktuar dhe i është paguar kompensim për truallin që ka qenë lëndë e kërkesës për denacionalizim. Ndërkohë, i dyshuari është zgjedhur si gjykatës i Gjykatës administrative. Në shtator të vitit 2018 për lëndën për denacionalizim, për të cilën ka vepruar në cilësi të avokatit, në Gjykatën administrative është ngritur aktpadi, kurse ai e ka marrë për procedim.

Si kryetar i këshillit, i dyshuari, ka marrë pjesë në miratimin e aktgjykimit me të cilin në kundërshtim me dispozitat e “Ligjit për ujërat”, “Ligjit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Liqenit të Dojranit dhe Liqenit të Prespës”, “Ligjit për denacionalizim” dhe “Ligjit për Kontestet administrative”, prona e patundshme – tokë ndërtimore e pa ndërtuar në Strugë, është kthyer në pronësi private të kërkuesve, theksohet në komunikatën e Prokurorisë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button