SHBA ka vazhduar sanksionet ndaj eksportit të uraniumit nga Irani

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se ka vazhduar me heqjen e pesë sanksioneve që do t’i mundësojë Rusisë, Kinës dhe shteteve evropiane të vazhdojnë të punojnë me programin civil bërthamor të Iranit, transmeton REL. 

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit, më 3 maj tha se do t’i jap fund dy heqjeve të sanksioneve që ndërlidhen me eksportin e uraniumit që konsiderohet “sanksioni më i rëndë ndaj regjimit Iranian”.

Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump, kanë shtuar presionet ndaj Iranit, me qëllim të përfundimit të, siç konsiderohet “aktiviteteve malinje të Teheranit në rajon”. Uashingtoni tanimë ka ngritur sanksionet ndaj industrisë së naftës në Iran, me qëllim të rënies së eksporteve.

Presidenti iranian Hassan Rouhani, tha të shtunën në një transmetim direkt në televizionin shtetëror, se Irani duhet të luftojë sanksionet e SHBA-së duke vazhduar të eksportojë naftë si dhe të rris eksportin e produkteve të tjera.

“Amerika po tenton të ulë rezervat tona të jashtme.. ne duhet te rrisim të ardhurat nga monedha dhe të shkurtojmë shpenzimet në valutë”, tha Rohani.

SHBA e ka goditur Iranin me sanksione të rënda ekonomike, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në maj të vitit 2018, për t’u tërhequr nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe fuqi të tjera botërore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA do të fillojë me rritjen e sanksioneve ndaj çdokujt që përfshihet në tregtinë me uraniumin.

“Administrata e presidentit Trump vazhdon ta mbajë regjimin Iranian përgjegjës për aktivitetet që kërcënojnë stabilitetin në rajon”, kishte thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button