Afganistan, 7 policë të vrarë nga sulmet talebane

Zyrtarët afganë theksuan se së paku shtatë policë janë vrarë gjatë natës në sulmet e talebanëve mbi post-blloqet e sigurisë në provincën Badghis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari krahinor Mohammad Naser Nazari tha se gjatë sulmeve janë plagosur edhe tre pjestarë të forcave të sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit bëri të ditur, se të premten mbrëma janë kryer dy sulme ajrore të forcave të koalicionit në bashkë-operacion me trupat afgane në të cilat janë vrarë së paku 43 pjestarë të DEASH-it në provincën lindore Kunar.

Në njoftimin thuhet se qëllimi i sulmeve ajrore ishin objektivat e DEASH-it në qarkun Chapara, dhe në mesin e të vrarëve kanë qenë disa shtetas të Pakistanit dhe Uzbekistanit.

Edhe talebanët edhe DEASH-i janë aktivë në Afganistanin lindor, veçmas në Kunar dhe provincën fqinje Nangarhar, e cila kufizohet me Pakistanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button