Banja e Tetovës: Muri mbajtës gati të rrëzohet, Komuna thotë se do ndërtojë mure të reja

Muri mbajtës në Banjën e Tetovës tashmë për shumë vite qëndron gati për t’u rrënuar. Nga Komuna e Tetovës thonë se projekti themelor nuk ka pasur elaborate gjeoteknike dhe se së shpejti do të ndërtojnë mure të reja dhe do të vendosin rrjeta metalike për mbajtjen e tokës, transmeton Portalb.mk. Por nga Komuna nuk konkretizojnë se kur do të ndodh kjo, kaloi një vit pas premtimit të kryetares.

Rruga e Banjës së Tetovës është rrugë e re, e ndërtuar në 2017-tën. Por është joadekuate dhe e pasigurtë pasi ka shembje të tokës përreth. Ndonëse u ndërtua një mur mbajtës në një pjesë të rrugës, i njëjti është gati të rrënohet. Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo vjen si pasojë e mos pasjes së elaborateve gjeoteknike dhe mostrajtimit të ujërave sipërfaqësorë në projektin paraprak.

“Për shkak se projekti themelor nuk ka pasur elaborate gjeoteknik dhe mostrajtimit të ujërave sipërfaqësorë të cilat futen në plasaritjet e krijuara sipër, d.m.th. ujërat atmosferik janë shkaktarë në rrëshqitjen e një pjesë të tokës përgjatë rrugës së Banjës”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Kryetarja Teuta Arifi premtoi edhe para një viti se problemi do të rregullohet, por gjendja mbeti e njëjtë.

Banja e Tetovës
Banja e Tetovës

Nga Sektori për veprimtari komunale thonë se në programin vjetor po realizojnë një program për trajtimin e pjerrtësive.

“Komuna e Tetovës respektivisht Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë, në Programin vjetor në bashkëpunim me institucione tjera relevante kemi realizuar një projekt për trajtimin e pjerrësive për pjesën përkatëse dhe së shpejti do të fillojë trajtimi i kësaj problematike që në të ardhmen mos bëhet rrezik për qytetarët të cilët lëvizin në këtë drejtim”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ata thonë se në Programin vjetor parashihet ndërtimi i mureve të tjera mbajtëse aty ku është më rrezik.

“Në Programin vjetor është paraparë edhe ndërtimi i disa mureve tjera mbajtës varësisht nga vendi dhe nevoja që do të paraqitet sigurisht që aty ku është më rrezik, që rruga drejtë Banjës së qytetit të jetë e frekuentuar pa ndonjë problem”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Banja e Tetovës
Banja e Tetovës

Përveç tjerash ata thonë se do të vendosen edhe rrjeta metalike për mbajtjen e tokës dhe do të mbillen fidanë.

“Ndërkohë që si zgjidhje e rrëshqitjes së tokës është paraparë krahas mureve mbajtëse edhe vendosja e rrjetave metalike për mbajtjen e tokës si dhe mbjellja e fidanëve që do bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë për menaxhim me pyje e që pritet stabilizimi i tokës sepse do bëhet mbjellja e fidanëve që nuk lejojnë rrëshqitjen e tokës”, thonë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button