Korea e Veriut teston predha me rreze të shkurtër në kohën e tensioneve me SHBA-në

Korea Veriore ka lansuar disa predha me rreze të shkurtër nga bregu lindor të shtunën, njoftoi ushtria e Koresë Jugore, derisa analistët paralajmëruar se vendi ka filluar të rris presionin ngaj Shteteve të Bashkuara pas dështimit të samitit në Hanoi të Vietnamit në shkurt të këtij viti, njofton REL.

Ushtria e Koresë Jugore, e përshkruajti si lansim raketor, por më pas ndryshoi përshkrimin duke e bërë më të paqartë.

Nëse predhat e paidentifikuara janë raketa, do të ishte lansimi i parë raketor që nga lansimi i raketës balistike në nëntor të vitit 2017.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t’iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni ta hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo negociatë në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button