Tetovë: Qentë endacakë kanë “pushtuar” oborrin e shkollës fillore “Migjeni”

Në emailin e Portalb.mk janë dërguar disa fotografi në të cilat shihen disa qenë endacak në oborrin e shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë.

Qentë endacakë serish paraqesin rrezik për banorët e disa lagjeve në qytete të ndryshme të Maqedonisë, dhe strehimi i tyre vazhdon të mos jetë një nga prioritetet e duhura.

Qytetarët gjithmonë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e fëmijëve, e veçanërisht gjatë natës kur këta qenë sulmojnë njerëzit.

Ndryshe, shumica e qytetarëve të Maqedonisë (60.1%) konsiderojnë se zgjidhja më përkatëse për problemin me qentë endacak është të sigurohet strehimore ku do të strehohen, dhe madje më shumë se një e katërta e qytetarëve të anketuar (26.9%) do të adoptonin një qen nga rruga. konfirmon hulumtimi i dytë i mendimit publik të zbatuar për emisionin “Detektor” të TV Sitel, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button