Heshtje zgjedhore, sot votojnë emigrantët, të burgosurit dhe të sëmurët

Në mesnatë mbaroi fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat e Ohrit dhe Novo Sellës dhe filloi heshtja zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Sot do të votojnë 1640 të burgosur dhe rreth 4,540 njerëz që raportohen si të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe shtatë persona të zhvendosur brenda vendit.1,836 votues nga diaspora janë  regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore. Ata kanë të drejtë të votojnë në 32 përfaqësitë diplomatike konsullore të vendit, ku më shumë se 250 anëtarë të këshillave të votimit kanë udhëtuar për të kryer votimin.
Rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve:

Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në strehimore ku strehohen të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara, kurse votuesit që në ditën e votimit po janë në arrest shtëpiak, do të votojnë në vendin ku ata po zbatojnë dënimin.

Votimi në sot dhe nesër fillon në ora shtatë dhe zgjat deri në 19:00.

1.726.795 votues janë të regjistruar në ekstraktet nga Lista e Votuesve, 77.579 votues janë në punë të përkohshme ose qëndrojnë jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button