Gjysmëfinalja e Europa League, tifozët e Eintrachtit hoqën ulëset e stadiumit

Mbrëmjen e së enjtes u luajtën ndeshjet e para të turit të gjysmëfinaleve të Europa League, Arsenal-Valencia 3-1 dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea 1-1. Por, më shumë sesa rezultatet, në mediet botërore sportive flitet për një ngjarje të pazakontë, shkruan Top Channel.

Qyteti i Frankfurtit dje festonte një mbrëmje historike, sigurisht për faktin që skuadra e qytetit ka mundur të shkojë kaq larg në një turne futbollistik kontinental, ndaj dhe tifozët vendas u kujdesën t’i ruanin gjatë kujtimet nga ajo ndeshje.

Shumë e njohin si stil “ultrasi”, ndërsa të tjerë i quajnë “tifozë të çmendur” të skuadrave. Pikërisht këta të fundit donin që këtë 90 minutësh historik të mos e kalonin ulur në ndenjëset e stadiumit të Frankfurtit, por të ngritur në këmbë dhe gjatë të gjithë kohës në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Ndaj Chelseat, përpara vërshëllimës së fillimit të ndeshjes, tifozët vendas hoqën nga vendi ulëset e stadiumit dhe i treguan ato për kamerat duke i ngritur me duart lart, si të donin të thonin se “kemi ardhur këtu për të bërë tifo, e jo për të parë një shfaqje teatri”.

Në fakt, i gjithë “operacioni” i tifozëve të apasionuar është zhvilluar në mënyrë të paqtë dhe pa incidente, pavarësisht se bëhet fjalë për një rast unik në këto nivele të futbollit europian e botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button