Fillimi i mirë i Komisionit për parandalimin e korrupsioni e vë në test pushtetin ekzekutiv dhe tërë shoqërinë

Edhe pse deri para disa ditësh dukej që temë kryesore para raundit të dytë të zgjedhjeve do të jetë censusi problematik për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, dy ditë para votimit duket sikur është çështje e deplasuar dhe mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi. Por, prandaj me veprimet që i ka ndërmarrë meriton të veçohet Komisioni shtetëror për Parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, që kishte fillim më se të suksesshëm, megjithëse funksion efektiv ka vetëm rreth dy muaj, njofton Meta.mk.

Edhe atë jo vetëm me ballafaqimin e rregullt dhe të guximshëm me mbi 400 lëndë të cilat ka vendosur t’i hap (që është më shumë se 50 për çdo anëtar, për shkak se ka 7 anëtarë), por edhe për shkak të qasjes pa kalkulime në hapjen dhe zgjidhjen e lëndëve, pa marrë parasysh datat e “sikletshme”.

Të përkujtojnë – më 23.04.2019, vetëm dy ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, rezultati i të cilave ishte dush i llojit të vet për partitë në pushtet, për shkak se kandidati i tyre konsensual fitoi vetëm 4000 vota, jo të plota, më tepër se kandidatja e opozitës, KSHPK ose Komisioni antikorrupsion i publikoi lëndët e para të cilat i ka zgjidhur për denoncim të ndikimit potencial nepotist, përkatësisht konfliktit të interesave gjatë punësimeve të më tepër personave në administratën publike ose në ndërmarrjet publike me kapital dominues shtetëror.  Dushi i ftohtë i shkaktuar nga rezultatet e zgjedhjeve u përforcua nga një tjetër “ujë edhe më të ftohtë” nga Antikorrupsioni i cili publikoi se te më tepër deputetë apo ministra nga garnitura qeverisëse ka gjetur se ka pasur konflikt të interesit apo ndikim realisht të mundur në procesin e krijimit të vendeve të reja të punës apo për të punësuar të afërmit e tyre.

Ministër i ekonomisë, deputet dhe sekretar i përgjithshëm i partisë, deputete e cili më parë u bë famshme për shkak të përdorimit ligjor por të turpshëm të shumave të mëdha për transport nga Kuvendi … këto emra dhe mbiemra bashkë me rezultatin zgjedhor kishte ndikim deprimues për koalicionin qeverisës dhe shanset e tyre për zgjedhje. “Ku e gjetën mu tani?” “Pse tani”? U shfaqën një mori pyetjesh të tilla në rrjetet sociale.

Tani, dy ditë para raundit të dytë, Antikorrupsioni, jo vetëm që vazhdoi të publikojë raste të tilla, por njoftoi se kishte vendosur të hapë një hetim, gjegjësisht lëndë nëse ka pasur ndikim gjatë marrjes së koncesioneve për hidrocentrale të vogla nga kompania, në të cilën me aksione merr pjesë edhe lideri i opozitës së Hristijan Mickoski, sepse në kohën kur firma i ka marrë koncesionet ai ka qenë drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i ish-kryeministrit Nikola Gruevski për energjetikë.

Dhe sërish kishte reagime të habitshme ose përçmuese, kryesisht nga Mickoski dhe mbështetësit ose anëtarët e partisë e tij në rrjetet sociale. Kinse, ja puna është tejet e tejdukshme dhe këto të qeverisë kanë ndërhyrë që Antikorrupsioni të bëjë veprim të tillë për të rritur rejtingun para raundit të dytë.

Dhe sërish gabim. Kush nuk i njeh shumicën e anëtarëve të Antikorrupsionit, mund të përkujtohet apo t’i kthejë incizimet nga prezantimi publik i ideve dhe motiveve të tyre për të aplikuar për t’u bërë anëtarë përpara komisionit në Kuvend, diçka që ende nuk është parë në jetën publike në vend dhe diçka që natyrisht sjell fryte dhe jep rezultate. Nuk donë të thotë se janë zgjedhur më të mirët, por është e qartë se të përzgjedhurit janë profesionistë të shkëlqyeshëm dhe ekspertë në profesionet e tyre deri më tani, të cilët si zyrtarë të pavarur tani dinë si ta bëjnë punën e tyre, sepse padyshim janë profesionistë dhe vlejnë.

Pikërisht për këtë arsye, pas disa viteve turpërim, edhe atë në plotë kuptimin e fjalës turpërim nga mos-puna e përbërjeve të vjetra të komisionit Antikorrupsion, në të cilin njerëz qesharake në pyetjet për pasurinë e ish-kryeministrit dinin të thonë – “përse ju intereson” dhe “ja këtu janë të dhënat e fundit dhe le ta mbyllim këtë çështje një herë e përgjithmonë, amin”, më në fund kemi përbërje të komisionit Antikorrupsion që premton që mund të kontribuojë që kjo çështje që i shqetëson të gjithë qytetarët e vendit dhe është kusht për proceset integruese evropiane, të mund të mbyllet në mënyrë relativisht të kënaqshme, sepse KSHPK është në fakt një nga dy organet kryesore në vend që lufton kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Tajmingu i vendimeve të tyre, nga ana tjetër, e rrit efektin e pavarësisë, sepse për Antikorrupsionin, Gjykatën, Prokurorinë, Policinë … s’duhet të ketë tajming “të përshtatshëm” ose “të papërshtatshëm” për punën e tyre.

Por, pikërisht për këtë arsye, edhe një herë, këto rezultate fillestare KSHPK duhet të njihen dhe të shpërblehen nga shoqëria, veçanërisht nga tre pushtetet e shtetit. Autoritetet gjyqësore-prokuroriale duhet të inkurajohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KSHPK. Pushteti parlamentar duhet me kujdes të lexojë raportet e tyre, për shkak se dy herë në vit e kanë për detyrim të informojnë Parlamentin për punën dhe në pajtim me informatat të propozojnë masa, vendime, ndryshime të ligjeve ose të fillojnë  procedura tjera, e deputetët duhet të veprojnë seriozisht në bazë të këtyre informatave. Ndërsa pushteti ekzekutiv, Qeveria dhe ministritë e saj dhe institucionet tjera, duhet jo vetëm të ndihmojnë që teknikisht  të përshpejtohet lidhja elektronike e KSHPK me më tepër se 60 baza të të dhënave në shtet, por duhet pikë-së-pari të sigurojnë edhe financa, gjegjësisht mjaft para. Sepse, siç thotë një anëtar i KSHPK, nuk është çështja vetëm e pavarësisë politike apo e ekspertizës. Për të funksionuar KSHPK duhet të ketë edhe pavarësi financiare.

Dhe vetëm si përkujtim, ndonëse ka hapur më shumë se 400 lëndë për vetëm dy muaj, KSHPK funksionon me buxhet të viteve të mëparshme, kur praktikisht nuk punonte asgjë dhe me sekretariat me të njëjtin numër të njerëzve. Këtu do të shihet vullneti i vërtetë i qeverisë për të luftuar korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button