Çmimin e naftës e “rregulloi” Qeveria e VMRO-DPMNE-së me “Helenik Petroleum” që para 20 viteve

Çmimet e naftës janë caktuar sipas metodologjisë e cila është zbatuar në aneksin e fshehtë të marrëveshjes për shitblerjen e OKTA-s, mes ish kompanisë shtetërore greke “Helenik Petroleum”, gjegjësisht filialit të saj EL PET Ballkaniki dhe Qeverisë së ish kryeministrit të VMRO-DPMNE-së, Ljbuço Georgievski. Përkrah kësaj, në çmim kryesisht kanë ndikuar edhe çmimet në bursën e Londrës, ashtu që për një litër Super 98 në gusht të vitit 2012 kur kryeministër ka qenë Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, çmimi ka arritur 90 denarë!

Deputeti Vlladmiri Gjorçev në konferencë për shtyp rreth çmimit të naftës doli me qëndrim me të cilin shtrembëron të vërtetën, gjegjësisht spinoi:

Spin: Të nderuar të pranishëm, me rritjen më të madhe të çmimeve të benzinit dhe dizelit drejtpërdrejtë është dëmtuar ekonomia, por të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, është dëmtuar ndërmarrësia, janë dëmtuar kompanitë, janë dëmtuar njerëzit dhe buxhetet familjare. Prej kur LSDM ka ardhur në qeveri çmimi i dizelit është rritur për 40%. Që do të thotë, nuk flasim për rritje prej 2,3,5 ose 10% por flasim për rritje të çmimit të dizelit prej 40%. 

Nëse kësaj i shtojmë edhe plus 3 denarë e gjysmë do të arrijmë deri te përfundimi se sa janë dëmtuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë…

Nëse shohim se kur erdhi kjo Qeveri, kur erdhi dhe kur Zoran Zaev krijoi qeverinë, çmimi i dizelit ka qenë 46 denarë për litër, ndërsa tani është 64 denarë për litër. Shohim se për çka flasim. 

[Burimi: VMRO-DPMEN – Vlladimir Gjorçev – konferencë për shtyp – data: 02.05.2019]

Kundërspin: Është tërësisht e kuptueshme se disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të japin premtime të cilët janë populiste dhe nëse, si opozitë nesër krijojnë Qeverinë, atëherë menjëherë do të tërheqin akcizën e dizelit prej 3 denarësh. Por, përgjatë kësaj VMRO-DPMNE duhet të jetë e vëmendshme që të mos shpërndahen të pavërteta dhe të thuhen të vërteta të shtrembëruara se Qeveria e Zaev ka rritur çmimin e dizelit për 40 përqind për dy vite!? Një spin i tillë i thënë nga funksionari i lartë dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, në konferencën për shtyp në të cilën u kërkua nga Qeveria aktuale të ul çmimin e akcizës shtesë prej 3 denarësh të dizelit, të miratuar me 1.1.2018.

METODOLOGJIA NË ANEKS TË FSHEHTË QË PREJ VITIT 1999

Më saktë çmimi i naftës, përfshirë edhe çmimin e dizelit janë formuar sipas Metodologjisë për formimin e çmimeve të naftës prej vitit 1999, të miratuar në Kuvendin e RM-së, në paketën me marrëveshjen për shitblerje, kur Qeveria e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga kryeministri Ljubço Georgievski ia shiti rafinerinë OKTA filialit të “Helenik Pertoleum”, më saktë El.P.E.T Ballkaniki, për plotë 25 milion marka gjermane!

Prej atëherë deri në fund të marsit të vitit 2019, çmimi i naftës caktohet sipas aneksit të fshehtë D të kësaj marrëveshje për shitblerjen e OKTA, i cili nuk është i qartë nëse atëherë ju është dhënë deputetëve të Kuvendit të atëhershëm për shqyrtim, në të cilin shumicë kishe koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Alternativa Demokratike dhe partia e atëhershme shqiptare (PDSH) e udhëhequr nga i ndjeri Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi, lideri aktual i PDSH-së.

Në atë çmim, në varësi të interesave të pronarit të OKTA, çmimi i rafinerisë caktohet sipas çmimit të naftës BRENT në tregun botëror, plus një numër i madh i detajeve, mes të cilëve edhe kursi i denarit në raport me denarin.

“Kthesa” kryesore, të shprehemi ashtu, është në të vërtetë pikë referimi për çmimin e rafinerisë është ndërruar nafta e ngurtë më e shtrenjtë dhe më cilësore që nxirret nga Deti i Veriut, mes Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë dhe e cila dallon me koncentrim të ulët të sulfurit, edhe pse një naftë e tillë e ngurtë asnjëherë nuk ka qenë pjesë e procesit prodhues, as në OKTA, e cila përderisa punonte, prodhonte sasi të ultë të naftës e cila shitet në shtet dhe u eksportuan në rajon, kryesisht në Kosovë, asnjë në rafinerinë e “Helenik” në Selanik, prej të cilës kryesisht transportoheshin në vend.

Në të vërtetë, edhe sot nëse hapen bursa botërore do të shihet se kjo naftë është më e shtrenjtë, dhe në veçanti nëse krahasohet nafta e nxjerrë nga vendet anëtare të OPEK, prodhimi i të cilës, po ashtu, ndikon në çmimet botërore të naftës. Që do të thotë, edhe pse BRENT sot shfrytëzohet si çmim kryesor i referues që të mund të rregullohen edhe çmimet tjera të prodhuesve të tjerë, në atë kohë kur është nënshkruar marrëveshja për shitjen e OKTA nuk ka qenë ashtu (edhe sot ekzistojnë disa çmime referuese siç është çmimi i OPEK, për shembull, ose Çmimi mesatar i naftës nga Teksasi, ndërsa me Aneksin D, i cili nuk mund të shihet në opinion, një metodologji e tillë është zbatuar plotë 20 vite, deri në fund të marsit të vitit 2019.

Të përsërisim- ajo marrëveshje për shitblerje, me të cilën mes tjerash, shteti u detyrua të shpenzojë edhe 500 mijë ton mazut në vit, sasi jonormale që asnjëherë nuk u harxhuan në vend, e negociuan, e drejtuan dhe e nënshkruan persona të Qeverisë së kryeministrit të atëhershëm Ljbuço Geroogievski, në të cilën Qeveri si ministër i Tregtisë për vitin e parë ka qenë Nikolla Gruevski, më vonë edhe kryeministri i dytë i VMRO-DPMNE-së.

Pikërisht Gruevski, edhe Qeveria e tij, për shkak të gabimit të bërë në vitin 1999 (përmendet në opinion një letër dërguar pronarëve të OKTA, në të cilën Gruevski ju thotë të mos blejnë naftë të ngurtë ose derivate prej MAMID OIL – XHET Oli), ishin lëndë të proceseve të gjata ndërkombëtare të pronarëve të OKTA kundër RM-së së atëhershme, të cilin kur Maqedonia e humbi, me 31 dhjetor të vitit 2007, me proces të rizgjedhjes, u paguan prej Buxhetit 40 milion denarë si kompensim të dëmit ndaj kompanisë së përmendur.

DERIVATET KANË QENË MË TË SHTRENJTA NË KOHËN E GRUEVSKIT!

Siç mund të shihet, një prej arsyeve për një llogari të tillë të çmimeve të derivateve të naftës në tregun në vend qëndrojnë në metodologjinë për krijimin e çmimeve të realizuar që para se në vend ketë pasur komision rregullues për energjetikë.

Së dyti, fakt është se krizat botërore ndikojnë në çmimin e naftës së ngurtë dhe se ajo rritet nëse në bursat botërore shënohet trend i rritjes.

Ashtu që, edhe përkrah asaj se një vit më herët Qeveria e Gruevkit hoqi dorë prej akcizave, çmimi i naftës në gusht të vitit 2012 arriti shumë rekord prej 90 denarësh për Super 98, ndërsa çmimi i eurodizel 74,5 denarë!

Kur bëhet fjalë për lëvizjen e çmimeve botërore në 2 vitet e fundit, më saktë prej fillimit të qershorit të vitit 2017, kur u formua Qeveria aktuale, nafta sipas BRENT indeksit të 5 qershorit të vitit 2017 arriti shumë prej 49,45 dollar, sot (2 maj 2019) mbanë shumën 74,098 dollarë, gjë që paraqet rritje prej 43,7 përqind, gjegjësisht ngjashëm me përqindjen të cilën e përmend Gjorçev si rritje të çmimeve të dizelit në vend. 

Për këtë shkak, është legjitime të kërkohet nga opozita që Zaev të tërhiqet prej akcizës prej 3 denarësh,mes tjerash edhe për shkak të propozimeve të BE-së, por nuk është legjitime të spinohet dhe të shtrembërohet e vërteta se Qeveria e Zaev ka rritur çmimin e dizelit për 40 përqind për dy vite në qeveri. Prej këtu, këtë pretendim të Gjorçev dhe VMRO-DPMNE-së e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

Burimi: Vërtetmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button