Trump dhe Putin kanë diskutuar për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka biseduar për më shumë se një orë përmes telefonit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton REL. 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, iu tha gazetarëve se presidenti Trump dhe homologu i tij rus Putin, diskutuan për mundësinë e një marrëveshjeje të re bërthamore shumëpalëshe ndërmjet SHBA-së, Rusisë dhe Kinës apo edhe mundësinë e vazhdimit të marrëveshjes aktuale bërthamore ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Të dy presidentët diskutuan edhe për raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Mesazhi i përbashkët lidhur me këtë temë ishte se “kjo çështje ka marrë fund dhe nuk ka pasur bashkëpunim”, tha Sanders.

“Ata diskutuan marrëdhëniet tregtare dhe faktin se ka pasur rritje të tregtisë midis dy vendeve. Ata gjithashtu folën për Ukrainën dhe Venezuelën. Ishte një bisedë përgjithësisht pozitive”, tha Sanders.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button