Të famshmet që janë kundër kirurgjisë plastike

Diane Keaton, 72 vjeç, mendon se nuk ka ikje të vërtetë nga plakja, madje edhe me kirurgji plastike. “Ndjenja ime është që të gjithë kanë duart e tyre dhe duart e tyre janë gjithnjë në fytyrë, prandaj nëse duart nuk përputhen me fytyrën është pak e çuditshme, duart e mia janë duart e moshës që unë jam!”, ka thënë Keaton, transmeton Top Channel.

Image

Emma Thompson, 60 vjeç, i tha revistës “Hello” se ajo e preferon veten, dhe botën, ashtu naturale. “Kjo nuk është një gjë normale, dhe kultura që ne kemi krijuar që thotë se është normale, nuk është normale. Përse njerëzit u kërkojnë personave të presin veten dhe t’i vendosin gjëra në trupin e tyre Çfarë është kjo, çfarë po bëjmë për veten tonë? Unë do t’u sugjeroja të rinjve, vajzave dhe djemve që kjo që duket normale nuk është aspak normale”, ka thënë Thompson.

Image

Amanda Peet e ka pranuar se ka shpenzuar shumë kohë dhe para për pamjen e saj, por operacioni, botox dhe mbushësit nuk janë pjesë e rutinës së saj. “Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për fytyrën time që është invazive”, ka thënë Peet për “Maria Menounos”. Ajo është 47 vjeç.

Image

Kritikët mund të vënë në dukje se 52-vjeçarja Halle Berry vështirë se ka nevojë për ndonjë punë të bërë, pasi duket se ajo kurrë nuk e tregon moshën, por ylli është i bindur se ajo nuk do të prekë fytyrën e saj gjithsesi. “Plakja është e natyrshme dhe kjo do të ndodhë për të gjithë ne … Dua që gjithmonë të dukem si unë, edhe nëse kjo është një version më i vjetër i vetes”, ka thënë Berry për “Yahoo! Beauty”.

Image

Jodie Foster, 56 vjeç, shkoi në zemër të çështjes me revistën “More”, kur ajo shpjegoi pse kirurgjia plastike nuk është gjë e saj. “Për mua, është me të vërtetë vetë-imazhi im. Si është më mirë që dikush të thotë, ‘Uau, kjo vajzë ka një hundë të keqe’ apo, ‘Uau, kjo vajzë ka një hundë të punuar keq. Unë do të kisha një koment në lidhje me atë se kush jam unë sesa për diçka që më identifikon se kam turp për atë se kush jam”, ka thënë Foster.

Image

Julianne Moore, 58 vjeç, i tha “Allure”-it për botox: “Urrej të dënoj njerëzit për ta bërë këtë, por nuk besoj se i bën njerëzit të duken më mirë”, duke shtuar, “kur sheh dikë që e ka ndryshuar fytyrën në një farë mënyre, habitem”.

Image

Julia Roberts, 51 vjeç, i tha revistës “Elle” se ajo kishte refuzuar injeksionet për shkak të fëmijëve të saj. “Dua të kem një ide se si do të dukem para se të filloj ti fshij ato shenja. Dua që fëmijët e mi të dinë kur unë jam e inatosur, kur jam e lumtur dhe kur jam e hutuar”, ka thënë Roberts.

Image

Kate Winslet, 43 vjeç, tha për “The Telegraph” se procedurat kozmetike janë një çështje morale për të. “Shkon kundër moralit tim, mënyrën se si prindërit e mi më sjellin në jetë dhe atë që unë e konsideroj si bukuri natyrore, nuk do të jap kurrë”, është shprehur Winslet.

Image

52-vjeçarja Salma Hayek tha për “InStyle” se ajo nuk e kupton obsesionin me botox ose “tweaks” për pamjen. “Unë mendoj se është e tmerrshme, kur këto vajza në të 20-tat e tyre injektojnë fytyrat dhe buzët e tyre. Një më tha: ‘Nëse unë i vras muskujt tani, kurrë nuk do të më bëhen rrudha’. A mund ta imagjinosh?”, ka treguar Hayek./tch

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button