Fabregas: Nuk aktrova në fushë

Sesk Fabregas ishte protagonisti i madh i fitores me përmbysje në fund ndaj Sevijas, falë dy golave të tij por dhe protagonizmit në kartonin e kuq të Medel, që ndoshta kushtëzoi dhe rezultatin përfundimtar. një moment që ka ndezur shumë polemika në Spanjë aq sa më shumë se te suksesi i Barcelonës mediat përqëndrohen te ky episod me Sesk që përpiqet të sqarojë atë se cfare ndodhi në fushë duke theksuar se lojtari kundërshtar e kishtë kërcënuar se do e godiste me kokë:

“Medel më afroi ballin në kokë dhe më tha nëse dëshiron të godas, më thuaj nëse dëshiron që ta bëj. Për mua është kartoni i kuq pavarsisht se ju pretendoni të kundërtën. Nëse ndonjë prej ju gazetarëve nuk është I bindur mund të vij dhe ta provoj këtu në sallën e konferencave atë që unë provova në fushë”.

Fabregas që nuk shënonte që prej 8 shkurtit në Kupë ndaj Valencias u shpreh i kënaqur që dha kontributin e tij maksimal për të ndihmuar katalanasit që të fitonin ndeshjen:

“Sevija luajti një ndeshje të madhe, ata po bëjnë një kampionat shumë të mirë dhe e dinim që nuk do të ishte e lehtë. Treguam karakter dhe mbi të gjitha arritëm të fitojmë. Jam i lumtur që shënova dy gola shumë të rëndësishëm për skuadrën time, ashtu sic jam i kënaqur dhe për Vijën që tregoi sesa i rëndësishëm është për Barcelonën”.

Katalanasit kryesojnë me 18 pikë Primera division ndërsa sfidën e radhës do ta luajnë të martën në Champions ndaj Benfikës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button