Macron ka takuar kryeministrin e Irakut

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin Elysee në Paris ka takuar kryeministrin e Irakut, Adil Abd Al-Mahdi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kundërterrorizmi është një nga çështjet me prioritet për Francën. Kjo luftë akoma nuk ka përfunduar”, tha Macron në konferencën e përbashkët me Al-Mahdi.

Ai theksoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Irakun të rindërtohet.

“Franca dhe Iraku luftuan bashkë kundër DEASH-it”, tha Macron, duke shtuar se grupi terrorist nuk është eliminuar plotësisht.

Nga ana tjetër, Abd Al-Mahdi tha se bashkëpunimi mbi kundërterrorizmin duhet të vazhdojë jo vetëm mes Irakut dhe Francës, por edhe me të gjitha shtetet tjera.

Ai shtoi se situata politike në Irak është përmirësuar me përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button