OKB: 10 milionë njerëz në Korenë e Veriut kanë mungesë të madhe ushqimi

Kombet e Bashkuara (OKB)thonë se rreth 10 milionë njerëz në Korenë e Veriut aktualisht vuajnë nga “mungesa e theksuar ushqimore” pasi ky vend i Azisë lindore u përball me një nga stinët më të këqija të të korrurave në dhjetëvjeçarin e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Programi Botëror i Ushqimit (The World Food Program) bëri të ditur të premten se kushtet e disfavorshme klimatike, furnizimet e kufizuara të inputeve bujqësore, siç janë lëndët djegëse, plehrat dhe pjesët rezervë, kanë pasur një ndikim të madh negativ në prodhimin e hortikulturave të Koresë së Veriut në sezonin 2018/2019.

Agjencia tha se një mision vlerësimi muajin e kaluar nga OKB dhe Organizata e Bujqësisë, ka rezultuar me gjetje shqetësuese të konsumit të ulët të ushqimit, shumëllojshmëri të kufizuar dietik si dhe familje të detyruara të kenë sasi të kufizuar ushqimi”.

Dy agjencitë me seli në Romë thanë se situata është “veçanërisht shqetësuese për fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, si dhe për nënat që kanë foshnjat e tyre në gji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button