Afganistan, dy mijë amerikanë të vrarë

Bilanci i viktimave të ushtrisë amerikane që prej pushtimit të Afganistanit ka arritur në dy mijë, pasi në një sulm gjatë mëngjesit të së dielës mbetën të vrarë edhe dy ushtarë të tjerë. 

Dyshohet se sulmi u krye nga një efektiv i policisë afgane, një militant i infiltruar në radhët e trupave shtetërore, taktikë e përdorur me sukses së fundmi nga talebanët.

Në disa dhjetëra sulme nga të “infiltruarit” kanë humbur jetën gjatë vitit mbi 50 efektivë të NATO-s, përfshirë kapitenin shqiptar Feti Vogli, duke detyruar aleancën që të ndërpresë operacionet e përbashkëta stërvitore.

Shefi i policisë në krahinën e Vardakut, ku ndodhi sulmi, u shpreh se një numër ushtarësh afganë gjithashtu mbetën të vrarë, në kundërpërgjigjen e zjarrit prej marinsave.

Besohet se ata u qëlluan gabimisht, pasi nën breshërinë e një atentatori të vetëm, nën presion amerikanët qëlluan ndaj një toge të tërë ushtarësh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button