Ruskoska kërkoi paraburgim, gjykatësi Shahini thirret në imunitet gjyqësor

Këshilli Gjyqësor duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të vendosur për kërkesën për të përcaktuar paraburgim të gjykatësit administrativ, Mustafa Shahini, pasi që shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar, Villma Ruskoska e kërkoi një gjë të tillë, për shkak të keqpërdorimit në denacionalizim, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton SDK.MK, gjykatësi Mustafa Shahini nga Gjykata Administrative, i dyshuar për keqpërdorime me lëndë për denacionalizim, është thirrur në të drejtën e imunitetit gjyqësor, pasi Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar që gjykatësit në procedurë paraprake t’i përcaktohet paraburgim, ka njoftuar Gjykata Themelore Shkup 1. Gjykata e ka dorëzuar kërkesën për përcaktim të paraburgimit te Këshilli gjyqësor, i cili duhet të deklarohet nëse do t’ia zhveshë imunitetin gjykatësit administrativ, që pastaj edhe gjykatësi të mund të vendosë për kërkesën në procedurë paraprake.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për gjykatës i cili është thirrur në të drejtën për imunitet, deri te Këshillin gjyqësor të R.M.V., si organ kompetent, është dorëzuar kërkesë për miratim të paraburgimit, duke e marrë parasysh të drejtën e gjyqtarëve për të kryer funksionin e gjykatësit dhe gëzimin e imunitetit, e në pajtim me nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. në lidhje me amendamentet 27 dhe 29 dhe nenin 65 të Ligjit për gjykata. Pasi Këshilli gjyqësor të deklarohet rreth kërkesës së Gjykatës Penale, gjyqtari i procedurës paraprake do të vendosë, ndërsa palët dhe publiku do të informohen me kohë”, ka njoftuar Gjykata Themelore Shkupi 1.

Prokuroria për krim të organizuar dje ka sjellë urdhër për hetim kundër gjykatësit Mustafa Shahini, nga Gjykata Administrative në Shkup për keqpërdorime me lëndë për denacionalizim të pronës në bregun e liqenit të Ohrit në Strugë, me çka shtetin e ka dëmtuar me shumë mbi 200 mijë euro.

“I dyshuari në periudhën prej 10.09.2018 deri më 24.01.2019 e ka keqpërdorë pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin dhe i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar, duke ndërmarrë veprime të cilat nuk ka guxuar t’i ndërmerr. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka ndërmarrë veprime të cilat ai ka qenë i detyruar t’i ndërmerr. Me këtë ai ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, tha Vilma Ruskoska, kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button