Kadri Veseli: Asnjëherë nuk do t’i nënshtrohemi Vuçiçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim përfaqësuesit e shtetit, që do të jenë pjesë e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se takimi ka dhënë rezultate pozitive, pasi kanë qëndrim unifikues për takimin e Parisit. Me gjithë këtë, për dallim nga kryeministri Haradinaj, i cili ka shprehur vendim të prerë për masën mbrojtëse, Veseli ka thënë se vendimi për të do të merret në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e Bashkimit Europian.

Veseli ka thënë se pret që SHBA-ja në të ardhmen të ketë një përfshirje më të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Kryeparlamentari ka thënë se sovraniteti i Kosovës nuk do të jetë asnjëherë pjesë e diskutimeve.

Kurrë s’kemi për t’u nënshtruar ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit. E marrim vendimin sipas interesit tonë si shtet i pavarur dhe sovran, me maturi e me mençuri, sipas asaj që thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë- deklaroi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button