“Raportuesit pa Kufij”: Vetëm 9 për qind e njerëzve kanë qasje në gazetarinë e lirë (INFOGRAFIK)

Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave “Raportuesit pa Kufij” alarmoi se vetëm 9 për qind e njerëzve jetojnë në vend në të cilin niveli i lirisë së masmediave është i mirë ose i kënaqshëm. Kjo është rënie prej 11 për qind në pesë vitet e fundit, thotë Organizata Ndërkombëtare e cila lufton për lirinë në gazetari, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm 9 për qind e njerëzve në vend për të cilin Raportuesit pa Kufij e vlerëson nivelin e lirisë së gazetarisë si mirë ose kënaqshme – vend i ngjyrosur me të bardhë ose verdhë të kartës botërore për lirinë në gazetari, që është e krijuar në bazë të Indeksit botëror për lirinë në gazetari në vitin 2019, të publikuar nga të Raportuesit pa Kufij më 19 prill”, thotë organizata.

“Asnjë nga problemet e mëdha të njerëzimit, pa dallim se a është kjo nxehje globale, korrupsion dhe pabarazi gjinore – nuk mund të zgjidhet pa informata që lirshëm dhe në mënyrë të pavarur krijohen dhe janë të besueshme, me fjalë të tjera, pa gazetari kualitative. Situata e tanishme është shumë shqetësuese për gazetarët, por para se gjithash për krijesën njerëzore që janë të privuar nga e drejta e tyre për informim”, tha Kristof Delor, sekretar i përgjithshëm i Raportuesve pa Kufij.

LEXO: Raportuesit pa kufij për lirinë e mediave: Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparuar për 14 vende

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button