Kryetari i BERZH do t’i konfirmojë investimet e bankës gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH), Ser Suma Çakrabarti do të takohet me përfaqësues qeveritar të bashkësisë së bizneseve në Shkup sot, gjatë vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen si përgatitje para Kuvendit vjetor të Bankës Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, që do të mbahet të dielën në Sarajevë, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i BERZH, do ta konfirmojë përkushtimin e bankës në marrëdhënie me investimet e mëtutjeshme në vend dhe në Ballkanin Perëndimor. Do ta theksojë edhe pozitën e bankës si partner strategjik të Maqedonisë së Veriut, e cila deri sot është investitor institucional udhëheqës me 1.9 miliardë euro në 150 projekte. Banka me aktivitetet e saja në Maqedoninë e Veriut fokusohet në mbështetjen e zhvillimit konkurrent të sektorit privat, përforcimin e sigurisë dhe mirëmbajtjes s energjisë, si dhe përkrahje të lidhjes dhe integrimit rajonal”, thuhet në kumtesën e BERZH.

Vitin e kaluar BERZH i ka përshpejtuar aktivitetet e Ballkanit Perëndimor, duke investuar me mbi 1.1 miliardë euro në 67 projekte. Banka planifikon ta mbaj ose ta rrisë nivelin e investimeve rajonale të deritanishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button