KEMM, SHGM, SPGPM dhe IMM: Ndryshimet në media nuk kanë mbaruar, Prokuroria t’i përpunojë lëndët deri në fund

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit nëpërmjet një reagimi të përbashkët, vlerësojnë se në pjesën e parë të vitit 2019-të ka pasur shumë raste ku janë shkelur të drejtat e gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësit tjerë mediatik dhe kërkojnë nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) dhe gjykatat që lëndët t’i përpunojnë deri në fund, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike dhe nga Gjyqet t’i procesuojnë dhe t’i përpunojnë deri në fund lëndët ku janë shkelur të drejtat e gazetarëve, si dhe lëndët ku është vërejtur gjuha e urrejtjes, me qëllim që të tejkalohet praktika shumëvjeçare e mosndëshkimit, duke parandaluar në këtë mënyrë padrejtësinë që i bëhet bashkësisë mediatike dhe gazetareske”, thuhet në reagim, dhe përkujtojnë: për të marrë masa në lidhje me të drejtat e punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe institucionet e sistemit presim të sanksionojnë shkeljet e vazhdueshme të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe të krijojnë atmosferë që do të nxisë dialogun social dhe zgjidhjen e çështjes së kushteve të punës.

Nga atje përkujtuan për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV).

“Përkujtojmë se ndryshimet kryesore sistematike në sektorin e mediave nuk kanë mbaruar, ndërsa ndër tyre janë reformat në servisin publik dhe në rregullatorin mediatik. Përveç kësaj, mediat komerciale edhe më tutje përballohen me sfida të rënda për shkak të tregut të vogël të marketingut, që ndikon në cilësinë e përmbajtjeve në mediat. Njëkohësisht apelojmë që qeveria dhe institucionet e sistemit çdo zgjedhje që ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes së gazetarisë dhe përmbajtjeve mediatike të koordinohen me bashkësinë profesionale mediatike dhe gazetareske në vend”, thuhet në reagimin e përbashkët të KEMM-it, SHGM-së, SPGPM-së dhe IMM-së.

Në pritje të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, katër organizatat përkujtojnë mediat për obligimet e tyre të raportojnë në mënyrë profesionale dhe në përputhje me Kartën e KEMM për raportim etik në mediat, që përmban këto parime:

– Parimi i vërtetësisë dhe objektivitetit
– Parimi i ekuilibrimit
– Parimi i dallueshmërisë së qartë midis informacioneve dhe komenteve
– Parimet e ndershmërisë dhe neutralitetit
– Parimi i solidaritetit profesional
– Parimi i pavarësisë redaktuese dhe integritetit profesional
– Parimi i respektit dhe tolerancës dhe
– Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button