Procesi zjedhor, u hap linjë telefonike falas për sulme ndaj gazetarëve

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGPM) ka hapur linjë telefonike falas për denoncim të sulmeve të gazetarëve dhe punonjësve medial gjatë procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Nga SPGPM-ja sqaruan se linja telefonike është hapur sepse, gazetarët dhe punonjësit medial shpesh ndeshen me sulme verbale dhe fizike gjatë procesit zgjedhor.

“Derisa përballeni me çfarëdo lloj kërcënimi, verbale dhe fizike, frikësime, shqetësime onlajn, dhunë gjinore, shantazhe dhe kërcënime të tjera të sigurisë gjatë kryerjes së detyrave gazetareske, paraqiteni incidentin në 0800 11 011 dhe kërkoni ndihmë dhe mbështetje”, thanë nga SPGPM-ja.

Linja telefonike është hapur në partneritet me Misionin e OSBE-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button