Çfarë privilegjesh do të ketë Ivanovi pas përfundimit të mandatit presidencial

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë kërkuar informatë në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, për atë sa është buxheti i cili i takon Kabinetit të Presidentit, pas përfundimit të mandatit dhe brenda këtij buxheti, cilat janë specifikat për formim të kabinetit të ish-presidentit, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

“SHPPP është përgjigjur se ky Buxhet e kap shumën tetë përqind të Buxhetit vjetor, të paraparë për institucionin President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se brenda këtij buxheti Kabineti i presidentit duhet të parashtrojë kërkesë deri te SHPPP për pune lokale etj. Deri dje s’ka pasur kërkesë të tillë” iu përgjigj Boshnjakovski pyetjes së një gazetari në pres-konferencë.

– Sipas Ligjit për president, presidentët të cilëve u ka përfunduar mandati kanë të drejtë:

– në pension shuma e të cilit është e barabartë me pagën të cilën e merr Presidenti i Republikës së Maqedonisë,

– hapësirë ​​për zyre dhe më së shumti deri tre ekspertë,

– sigurim personal, si dhe të drejtë për të shfrytëzuar automjet dhe shofer zyrtar në përputhje me rregulloret që i miraton ministri i punëve të brendshme.

– të marrë pjesë në solemnitete dhe manifestime shtetërore i renditur pas presidentit të Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

– shpenzime materiale për nevoja të realizimit të aktiviteteve të tij.

Paratë sigurohen nga Buxheti. Në rast të vdekjes së presidentit gjatë mandatit, pensioni reduktohet me 30% dhe atë e përdorin bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur deri në përfundimin e shkollimit të rregullt, përkatësisht deri në moshën 26 vjeçe. Ata gjithashtu kanë të drejtë për kompensim monetar mujor i cili është i njëjtë me pagën të cilën e merr presidenti dhe këtë të drejtë bashkëshorti/ja e shfrytëzon përgjithmonë.

Kandidatët presidencial, gjatë fushatës, u zotuan se do t’i reduktojnë privilegjet për presidentët.

“Kemi ligj për privilegjet e presidentit. Kam mirëkuptim për privilegjet e familjes së Trajkovskit, por do t’i lus deputetët e VMRO-DPMNE që t’i ndërpresin privilegjet ligjore për presidentin” tha kandidatja e VMRO-DPMNE Siljanovska.

Kandidati i LSDM Stevo Pendarovski ka premtuar të reduktojë privilegjet e presidentit që nuk iu përgjigjen resurseve modeste të shtetit, siç është sigurimi.

Nga ish-presidentët Branko Cërvenkovski ka pension për tërë jetën dhe kabinet presidencial, ndërsa pas 12 majit, kur t’i skadojë mandati,  të drejtë për pension do të ketë edhe Gjorgje Ivanov.

Familja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, gruaja e tij Vilma dhe fëmijët e tij kanë të drejta të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button