Borxhet për ujë dhe mbeturina, qytetarët e Shkupit do të munden t’i paguajnë pa kamatë

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” informon se qytetarët e Shkupit do të munden t’i paguajnë faturat e mbetura për ujë dhe mbeturina pa kamatë, në periudhën prej 13 maj deri më 28 qershor të këtij viti, njofton Portalb.mk.

“NP Ujësjellësi dhe Kanalizim dhe NP Higjiena Komunale i njofton shfrytëzuesit që kanë borxhe të për harxhimin e ujit dhe për mbeturinat se kanë mundësi që faturat t’i paguajnë duke mos ua llogaritur kamatën për vonesë të pagesës”, thonë nga NP “Ujësjellësi”.

Personat fizik dhe juridik do të munden që ta paguajnë borxhin e tyre edhe duke nënshkruar marrëveshje deri në 24 muaj, varësisht prej lartësisë së borxhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button