“Fajnenshëll Tajms”: Ballkani Perëndimor i nervozuar për shkak qëndrimit të BE-së

Gjasat që Bashkimi Evropian në qershor të vendos që t’i hapë bisedimet hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të pasigurta pas samitit në Berlin, për shkak kësaj, këto dy vende dhe vendet tjera që përgatiten për anëtarësim në Union po bëhen nervoze, shkruan gazeta “Fajnenshëll Tajms”, në tekstin me titull “Ëndrra ballkanike”, njofton Portalb.mk.

Në shkrimin thuhet se Shkupi, Tirana dhe vendet tjera me kujdes ndjekin nëse vendet evropiane, të cilat tradicionalisht nuk kanë dëshirë që të zgjerohet Bashkimi Evropian do të lëshojnë pe. Një pjesë e diplomatëve frikësohen se vendimi negativ për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën do të mundet që t’i kthejë liderët ballkanik nga zbatimi i reformave kyçe, thuhet në gazetë.

Në Samitin e Berlinit, presidenti i Francës, Emanuel Makron ka theksuar se Unioni dëshiron që t’i shohë reformat plotësuese në fushën e sundimit të së drejtës, çështjes sociale, ekonomisë dhe sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button