Juventusi dhe Interi kanë zhvilluar bisedime për Icardin?

Juventusi njoftohet se ka zhvilluar bisedime me Interin për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Sipas mediumit Corriere di Torino, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici u takua me homologun e tij të Interit, Piero Ausilio gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspur dhe Ajax në Londër, transmeton Telegrafi.

Gazeta shkruan se ata gjithashtu shfrytëzuan rastin për të ngrënë së bashku dhe për të diskutuar rreth tregut të transferimeve.

Sulmuesi argjentinas Icardi thuhet se ishte ‘tema kryesore’ e drejtorëve sportivë të dy klubeve të mëdha italiane.

Bardhezinjtë thuhet se do të ishin të përgatitur për të paguar vetëm 60 milionë euro për argjentinasin apo 20 milionë më pak se çmimi i kërkuar nga Interi dhe nuk duan të përfshijnë Paulo Dybalan në marrëveshje.

Sidoqoftë, mund të ketë vend për të manovruar, pasi afati i transferimeve nuk hapet deri më 1 korrik dhe zgjat deri me 31 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button