Liria e Mediave, kryeministri dhe përfaqësuesit e Qeverisë së RMV u takuan me gazetarët

Nën moton “Zgjedhjet dhe gazetaria në kontekst të lajmeve të rreme”, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, me çka ka apeluar deri te mediat të nxisin qytetarët që të dalin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev, duke e uruar Ditën e lirisë së mediumeve, tha se në dy vitet e fundit është arritur përparim i madh në atë fushë, por ende paraprin shumë punë.

“E përshëndes zërin e mediumeve, kthesën kritike të mediumeve. Treguam se dimë jo vetëm të dëgjojmë, por edhe të korrigjohemi, dhe besoj se vetëm ashtu të gjithë ne do t’u shërbejmë qytetarëve. Jo rastësisht thuhet se mediumet janë pushteti i katërt, dhe nëse punojmë në atë plan, shumë gjëra mund të arrijmë”, tha Zaev.

Sipas tij, mediumet do të ishin më të zëshme nëse do të ishin edhe financiarisht të pavarura, dhe do të ishin edhe më të rëndësishme nëse do të ishin motivuar përmes burimeve të pavarura të financimit.

Theksoi se gazetaria hulumtuese po zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe se kthesa kritike e mediumeve do të jetë në nivel më të lartë.

“Jam i sigurtë se e tërë kjo nuk fund të ditës po aq sa edhe një kritikë e caktuar t’i vijë rëndë ndonjë politikani, kjo është e shëndetshme për shoqërinë tonë”, porositi kryeministri.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se vendimi që të dilet për të votuar më 5 maj, është vendim për nisjen e bisedimeve të RMV-së me Bashkimin Evropian (BE).

“Shënimi i kësaj Dite, në këtë moto, dy ditë para zgjedhjeve, është një rast që mediat të bëjnë përpjekje që të nxisin qytetarët të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse censusi dhe zgjedhjet e 5 majit janë reflektim më i mirë i kapacitetit demokratik, për t’u dhënë mesazh shteteve anëtare, se ne jemi të gatshëm për të nisur bisedimet. Vendimi që të dilet të votohet më 5 maj, është vendim për nisjen e bisedime të shtetit tonë me Bashkimin Evropian, për të nisur një kapitull të ri evropian”, tha Osmani.

Sipas ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, tha se kushtet në të cilat punojnë mediat janë larg nivelit të së dëshirueshmes, ndërkaq njoftoi se reformat në mediale do të fokusohet në ngritjen e njohurive elementare mediatike.

“Kushtet për punë të gazetarëve, mediave dhe punonjësve medial janë larg nivelit të së dëshirueshmes. Periudhën që do të vijojë do të bëjmë çmos që t’i përmirësojmë kushtet, që mediat të jenë financiarisht më të fuqishme. Faza tjetër do të fokusohet edhe në ngritjen e njohurive elementare mediatike, dhe në tërë atë që ka të bëj për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve”, tha Popovski, i cili më pas falënderoi mediat për përkrahjen e vazhdueshme.

Për ministri e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, reformat në fushën e mediave do të përfundojnë me departizim të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe të shërbimit të transmetuesit publik.

“Në reformat mediale, e fundit që ishte, ishte Ligji për media dhe departizimi i ASHMAA-së dhe transmetuesit publik. Kjo ishte edhe vërejtja e Raportuesve pa Kufij, dhe prandaj ne do të fokusohemi në këtë pjesë”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button