Tenderi i NTP për blerje të autobusëve të ri është shtyrë deri në fund të majit

Interesi i madh i prodhuesve të autobusëve e shtyu afatin për dorëzimin e ofertave për prokurimin e 30 deri në 40 autobusëve, njëshe dhe të gjatë, për NTP- Shkup. Në vend se deri nesër, kompanitë do të mund të dorëzojnë oferta me karakteristikat teknike të autobusëve ekologjikë, me gaz të ngjeshur, deri më 24 maj, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Zgjatja e afatit për oferta nuk do të vonojë prokurimin e autobusëve, me dysheme të ulët, të cilët pritet të ulin turmat ekzistuese në autobusët urban dhe të ulin kostot për mirëmbajtjen e transportit publik në Shkup.

Autobusët e rinj të NTP-Shkup do të fillonin të qarkullojnë rrugëve të Shkupit kah fundi i vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020. Flota me motorë ekologjikë EURO 6 do të zvogëlojë ndotjen e ajrit nga transporti publik në metropol.

Siç thuhet në ueb-faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), 8 korriku është data kur pritet të fillojë realizimi i kontratës me ofertuesin më të volitshëm.

I gjithë tenderi për rinovimin e flotës realizohet në dy faza. Në fazën e parë do të vlerësohen ofertat për karakteristikat teknike të autobusëve, si dhe lista e mundshme e devijimeve të tyre nga ajo që është përcaktuar në tenderin e shpallur. Pas fazës së eliminimit, në fazën e dytë do të ftohen të paraqesin oferta të gjitha kompanitë që i plotësojnë kriteret e kualifikimit. Në fund të kësaj faze, do të dihet çmimi me të cilin do të blihen autobusët e ardhshëm dhe prodhuesi që do t’i furnizojë ato.

Tenderi ndërkombëtar për blerjen e autobusëve CNG, me dysheme të ulët, u shpall kah mesi i marsit të këtij viti. Përveç kredisë prej 10 milionë euro nga EBRD, për blerjen e autobusëve të rinj do të sigurohen 1.8 milionë euro shtesë nga buxheti i NTP-Shkup , si dhe një grant i pakthyeshëm prej 1.1 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button