Aleanca për Shqiptarët apeloi që të votohet ditën e diel

Aleanca për Shqiptarët mbajti mbledhje të kryesisë qendrore ku u diskutua situata politike në vend me fokus të veçantë, raundi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

ASH konstaton me shqetësim se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet pa ndonjë ofertë konkrete për qytetarët. Në fokus të fushatës të të dy kandidateve nuk është shteti për të gjithë por shteti dhe pushteti i kujt, në të kaluarën dhe tashmen ka diskriminuar dhe ka ushtruar dhunë më shumë ndaj shqiptarëve, thonë nga ASH.

“Ju të nderuar qytetar jeni sovrani dhe partneri ynë në ndërtimin e një jetë me me dinjitet prandaj ju bëjmë apel që të shprehni sovranitetin tuaj ditën e diel.
Bashkërisht zhbllokuan në vitin 2017 integrimin e vendit ne NATO dhe BE, duke mposhtur një regjim, bashkërisht i thamë PO, NATO dhe BE-së në Referendum edhe me ndryshimet kushtetuese. Të përbashkuar do të qëndrojmë në po te njëjtën rrugë edhe në të ardhmen, jo të nënshtruar por të barabartë dhe me dinjitet”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button