Pendarovski: Maqedonia e Veriut duhet të ketë një njësi zgjedhore, në vend gjashtë

Amnistia e një pjese të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, është bërë për shkak të perspektivave, nga kuptimi politik, për shtetin që hapen në drejtim të realizimit të synimeve strategjike, theksoi sot kandidati për presidenti i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me iniciativën “Në mejdan”, transmeton MIA.

“Ndryshimi i Kushtetutës që duhej të rrjedhë nga Marrëveshja e Prespës për emrin e ri të vlejë edhe në rendin e brendshëm juridik ka kërkuar dy e treta, në atë moment ne përballeshim me kërkesën e dy të mirave. Drejtësi e pastër dhe hapje të dyerve euroatlantike. Kur e pash përmbajtjen e ligjit për amnisti, e kisha më të lehtë. Mendoj se kur do ta vendosni mënjanë faktin nëse do t’i japim 15 vjet robëri Kërsto Mukovskit i cili e ka hapur derën në Kuvend, ndërsa demonstruesit natyrisht do të hynin edhe po të mos ishte ajo derë e hapur. Nga ana tjetër keni nevojë që të bëni dy të tretat për ta ndryshuar Kushtetutën, me çka definitivisht të gjithë neve, gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme na hapen dyert e botës së zhvilluar, për mua ishte e qartë si njeri i cili ishte një prej të sulmuarve se është më mirë këtë ta bëjmë sesa të shkojmë me dënim joselektues dhe njerëzve të cilët nuk kanë përdorur dhunë as kanë pasur për qëllim të përdorin dhunë”, theksoi Pendarovski.

Lidhur me atë nëse është i kënaqur nga niveli i demokracisë në vend, Pendarovski theksoi se një prej problemeve më të mëdha të demokracisë së Maqedonisë prej viteve të 90-ta e deri më sot është mospasja e demokracisë brenda partiake.

“Mendoj se është e nevojshme ta ndryshojmë modelin zgjedhor dhe Maqedonia e Veriut të ketë një njësi zgjedhore në vend gjashtë njësi, sipas mundësisë pa prag ose me prag minimal. teza ime është se nëse ka shumë subjekte politike në Parlament, demokracia mund vetëm të marrë, nuk mund të humbasë”, theksoi kandidati për president.

Në pyetje pse askush nga studimet dhe prokurorët nuk mbajnë përgjegjësi për heshtjen gjatë regjimit, Pendarovski tha se edhe ai e shtron pyetjen e njëjtë dhe se nga politikanët kyç merr përgjigje se “më nuk ka përzierje në gjyqësi”.

Kandidati për president i koalicionit në pushtet tha se si president i ardhshëm nuk do të nënshkruaj ligje për të cilat nuk do të ketë debat publik veçanërisht lidhur me sferën e Urbanizmin dhe planifikimin hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button