Globalizimi asnjëherë nuk ka qenë “amerikanizëm” dhe asnjëherë nuk do të jetë

Deklaratën e kandidates për presidente Gordana Silljanovska-Davkova, ku procesin e globalizimit e barazon me “ameriakanizmin” (i cili po përfundon) ja vlerësojmë si të pavërtetë. 

Fundi i globalizmit si amerikanizimi është i dukshëm. 

Së pari të sqarojmë atë se çka do të thotë globalizëm. Fjalori i Oksfordit në gjuhën angleze e definon si:

Proces përmes të cilit bizneset ose organizatat tjera zgjerojnë ndikimin e tyre ndërkombëtar ose fillojnë të veprojnë në planin ndërkombëtare. 

 Fjalori i merriam-webster, globalizimin e paraqet si:

Zhvillimi i një ekonomie globale sa më të integruar, e cila karakterizohet me tregti të lirë, lëvizje të lirë të kapitalit dhe shfrytëzimit të tregjeve të lira botërore të punës. 

Thënë me fjalë të tjera, këto dy definicione kanë të bëjnë para që gjithash me ndërkombëtarizmin e tregtisë dhe aktiviteteve të tjera ekonomike, gjegjësisht rritjen e tyre në raport me aktivitetet e përgjithshme ekonomike. Nëse globalizmin e kuptojmë kështu, atëherë shohim se ka shumë pak të bëj me SHBA-të dhe është shumë larg me vendet në zhvillim, gjegjësisht vendet në zhvillim ishin ato të cilat kishin më shumë përfitime në këtë valë të dytë të globalizmit si trend, i cili kaploi botën pas rrënimit të komunizmit në vitin 1990. (Vala e parë e globalizmit ndodhi në 3 dekadat e para të shekullit të 20 deri në depresionin global në vitin 1929, me zgjerimin e industrializimit). Kjo valë e globalizmit nuk ka ndikuar në mas të madhe mbi SHBA-të, për atë se SHBA-të kishin ekonomi të globalizuar që para viteve të 1990-ta, gjegjësisht bizneset amerikane ishin të pranishme gjithkund ku ato mundnin dhe ku komunizmi ose regjimi anti-amerikan nuk ishte në qeveri.

Këtë  mes tjerash e thonë edhe numrat. Siç mund të shihet në grafikonin më poshtë, eksportet si përqindje e prodhimit  bruto vendor amerikan (PBV)  prej vitit 1990  deri në vitin 2016 është rritur prej 9,23% deri në 11,89%, që do të thotë më larg se 3 përqind. PBV paraqet masë (në para), për rritje të një ekonomie. Rritja ose zvogëlim i PBV-së në periudhë të caktuar (më së shpeshti në tremujor ose në vit) në përqindje, që gjë përsëri shënon rritje ose rënie. Si pasojë e kësaj, rritja e eksportit si përqindje e ekonomisë së përgjithshme tregon sesa një vend ka pasur fitime nga procesi i globalizimit.

Situata është tërësisht ndryshe te vendet tjera në zhvillim siç janë Kina dhe India. Në Kinë eksporti si përqindje e PBV për periudhën e njëjtë është rritur prej 13,61% në 39,4% në vitin 2006, që të mund më pas të pësojë rënie në dhjetë vitet e fundit, por ai përsëri është dukshëm më lartë se i vitit 1990 dhe në vitin 2017 arriti në 19,6%.

Në Indi, shënohet rritje prej 7,13% në 19,05%, që do të thotë se eksporti si përqindje e PBV është rritur dy herë e gjysmë për 27 vite.

Më tej,  një pretendim i tillë i Silljanovska-Davkovka e tha në fillim të përgjigjes së saj ndaj pyetjes se si do të ishe politika e sajë në raport me Rusinë dhe ajo zgjodhi një koment të tillë fillestar, duke aluduar se Rusia është dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm në globalizëm. Por, të shohim nëse kjo është e saktë.

Të dhënat tregojnë se në këtë periudhë të globalizmit të ekonomisë në Federatën Ruse si përqindje e PVB ka shënuar rritje prej 18,16% në 26,04 % të PBV,  gjë që nuk shfaq rritje të dukshme edhe atë krahasuar me Kinën ose Indinë. Më tej, ekonomia ruse socialiste dhe e centralizuar pas rënies së komunizmit në vitin 1990 aspak nuk ka qenë e globalizuar (për dallim nga ajo amerikane), dhe kjo nuk ka ndodhur as pas periudhës 27 vjeçare të globalizimit. Arsyeja se përse eksporti rus është më i madh si përqindje e PVB është se që në vitin 1990 për shkak të eksportit të naftës dhe gazit, të cilët për Rusinë tradicionalisht përbëjnë pjesën më të madhe të eksportit të saj.

E gjithë kjo tregon se ekonomia amerikane, konkretisht eksporti i SHBA-ve nuk është rritur dukshëm si përqindje e PVB në këtë periudhë 27 vjeçare në periudhën e globalizmit, në veçanti krahasuar me Kinën dhe Indinë, por edhe me vendet tjera në zhvillim. Pikërisht për këtë, deklarata e Silljanvoska-Davkova se globalizmi ka qenë një lloj “amerikanizmi”, dhe se një trend i tillë po përfundon, e vlerësojmë si pavërtetë.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button