Zaev: Të rrejshme janë argumentet se borxhi publik po rritet

Me informacionin se borxhi publik po ulet, Ministria e Financave dëshiron t’i hedhë poshtë argumentet e kundërta, para së gjithash të opozitës, të cilat janë të rrejshme. Borxhi publik nuk rritet në krahasim me BPV-në, por ulet dhe për t’u nderuar janë parametrat ekonomike të cilat tregojnë 625 milionë euro investime, rritje prej 5,5 për qind të BPV-së në vlerë absolute, rritje të prodhimtarisë industriale me 8.8 për qind, rritje të importit dhe eksportit nga zonat e lira i cili është më i madh se 27 për qind, në kohën kur nuk ka hua absolute të shtetit në krahasim me pesë-gjashtë vitet e fundit kur huat ishin tre miliardë euro, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas seancës së Grupit inter-resorial të punës, Zaev theksoi se këto parametra janë vetëm një paralajmërim për atë që vijon me anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

“Nëse politikanët do të jenë të mençur dhe nëse kemi dialog, të jenë konform të gjitha kushteve në shtet, besoj se do të kemi numra dy shifrorë me të cilat do të krenohemi sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarët në mënyrë direkte do të ndjehen në shtëpi, në buxhete familjare, të ardhura më të larta, shpenzime më të ulëta të jetesës, rritje të pagave, më shumë paga”, nënvizoi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button