Zaev-Majer: Mbështetje e fuqishme nga Gjermania për reformat dhe politikat e mira fqinjësore

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë, Shtefan Majer, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori gjerman në vendin tonë Tomas Gerberih.

Siç transmeton pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev në takim i transmetoi përshtypjet nga takimi i fundit me kancelaren Angela Merkel në Berlin në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor dhe edhe njëherë e theksoi falënderimin për mbështetjen që vendi ynë e merr nga RF e Gjermanisë dhe personalisht nga kancelarja Merkel.

“Marrëdhëniet e afërta miqësore midis dy vendeve pasqyrohet në shumë sfera, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, si dhe në bashkëpunimin e çështjeve për aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndër të cilët vend të theksuar ka bashkëpunimi i përbashkët në planin e sigurisë. Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë, Shtefan Majer në takim me kryetarin e RMV Zav i transmetoi përshëndetjet nga ministri i Punëve të Brendshme i RF të Gjermanisë Horst Zihofer dhe e theksoi falënderimin e vendit të tij për bashkëpunim jashtëzakonisht të rëndësishëm të dy vendeve në planin e sigurisë dhe të iniciativave të përbashkëta në menaxhimin e krizës së refugjatëve, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në takimin në Qeveri së bashku është konstatuar se dy vendet mbesin të përkushtuara në mbështetjen dhe bashkëpunimin e përbashkët dhe se RF e Gjermanisë vazhdon ta afirmojë nevojën që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në terminin e paralajmëruar, si mbështetje të reformave të realizuara dhe të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button