Tottenham thyen kalanë e Man Utd pas 23 vitesh

Totenham i Andre Villa Boas ia ka dalë të mposht Manchester Unitedin e Alex Fergusonit, me rezultat 3:2, në tempullin e tyre në “Old Traford”.

Tottenham Hotspur ka bërë gati të pamundurën në ballafaqim me skuadrën e Manchetser Unitedit. Këta të fundit ishin të pamposhtur nga Tottenhami në të gjitha përballjet në shtëpi që kur u krijua formati i Premier Ligës.

Por gjendja jo e mirë e disa futbollistëve dhe lëndimet që kanë kapluar kampion e djajve të kuq ka ndikuar që Tottehami në formë të arrijë këtë sukses historik. Vertonghen në minutën e 2-të i dha një dush të ftohët vendasve, duke shënuar golin e parë për Tottenhamin.

Ndërkaq Bale dyfishoi rezultatin në minutën e 32-të. Në pushim skuadrat shkuan me këtë rezultat, ndërkaq në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Në lojë u inkuadruar Rooney i kthyer pas lëndimit dhe falë asistimit të tij, Nani nga afërsia ngushtoi epërsinë, 2:1. vetëm një minutë më vonë, mysafirët rikthyen rezultatin prej dy golash, kur realizoi Dempsey.

Ishte i menjëhershëm reagimi i Kagawas, kur në minutën në pasim shënoi golin e dytë për Man Unitedin. Pas kësaj humbje, të United ka përfituar Evertoni që ka rrëmbyer pozitën e dytë, ndërkaq Ferguson sheh skuadrën në pozitën e tertë me katër pikë më pak se lideri, Chelsea. Ndërkaq Tottenahmi ngritët në pozitën e pestë me 11 pikë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button